Çel dyert “Shtëpia e Zotërinjve”
Kanë zgjedhur një ditë simbolike pikërisht 8 Marsin qendra Mike dhe Yunus Social Business, për të përuruar “Shtëpinë e Zotërinjve” e cila ndodhet vetëm pak kilometra larg Tiranës. Kjo qendër ofron kujdesje, mbështetje dhe ngrohtësi për të moshuarit në një ambient relaksi dhe gjelbrimi të vërtetë.Dy ideatorët ndihen të lumtur që realizuan projektin e tyre, i cili fillimisht u prezantua në spektaklin e Diela Shqiptare krah 50 OJF dhe bizneseve e ku ky spektakël i ndihmoi që të merrnin kredi të butë për jetësimin e kësaj qendre.Pas ceremonisë së hapjes me çertifikatën e Ambasadorit të Biznesit Social u nderua moderatorja Rudina Magjistari.Gratë dhe vajzat nga fusha të ndryshme në shenjë simbolike dhuruan libra, për pasurimin e biblotekës së kësaj qendre.“Shtëpia e zotërinjve” është konceptuar si një vend ku të moshuarit do të kalojnë ditë të gëzuara në ambjente relaksuese me shërbime cilësore të një stafi të kualifikuar, përfshirë edhe fizioterapi dhe aktivitete sportive. Në këtë qendër mund të strehohen 32 persona rezidentë dhe 50 persona ditorë. Shërbimi i ofruar është i kualifikuar e ku të moshuarit do të ndihen si në shtëpinë e tyre.