Nis skema e reduktimit kamatëvonesës për 126 mijë abonentët korrektë
Nga dita e hënë rreth 126 mije abonentë kanë mundësi të përfitojnë skemat e reduktimit të kamatëvonesës se ofruar nga Operatori i Shpërndarjes së energjisë. Bëhet fjalë vetëm për ata konsumatorë që janë treguar korrekt me respektimin e aktmarrëveshjeve. Administratori i OSHEE Adrian Çela shpjegoi rrugën që do ndiqet nga konsumatoret për tu informuar rreth këtyre lehtësirave.
Mundësia e skemës së reduktimi të kamatëvonesave do të shtrihet deri në qershor 2017. Që do të thotë, afro 200 mijë konsumatore që janë debitorë dhe ende nuk kanë lidhur një aktmarrëveshje, nëse e lidhin tani, do të kenë mundësi të përfitojnë pas 6 muajsh reduktim kamatë.
Efekti financiar i reduktimit të kamatëvonesës për 126 mijë abonentë është në total 155 milionë USD.
Tv Klan