“Çelepia 2”, egjiptiani kërcënon se do të djegë anijen


“Çelepia 2”, egjiptiani kërcënon se do të djegë anijen

16:15 27/06/2016

Mbetet mister fati i anijes “Çelepia 2”, e marrë peng nga egjiptiani Adel Muamed Salam.

Ai ka komunikuar sërish me pronarin e saj në Durrës, por ka kërcënuar se nëse nuk kryhet pagesa prej 70 mijë eurosh, do të djegë anijen.

Egjiptiani nuk ka dhënë detaje për dy marinarët shqiptarë, Luan Mema dhe Dhimitër Malaj.

Edhe familjarët bëjnë apel për zgjidhjen sa më shpejt të pengmarrjes, pasi janë të shqetësuar për fatin e njerëzve të tyre.

Tv Klan






Të ngjashme