Çerekfinalet e Kupës, Flamurtari – Besëlidhja
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të impenjojnë disa prej ekipeve të Superligës këtë mesjavë. Një prej ndeshjeve më interesante pritet të jetë Flamurtari – Besëlidhja. Për vlonjatët ekipi Lezhjan është i denjë për në Superligë.
Besëlidhja është më këmbë në tokë. Në Vlorë shkon për të marrë barazimin.
Skënderbeu i ipmenjuar në garën për titull kampion nuk heq dorë edhe nga kupa.
Por përballë korçarëve është Laçi skuadra që në kupën e Shqipërisë ka treguar ambicie. Sezonin e shkuar arriti deri në finale, ku u eliminua nga Kukësi me 11 metërsha.
Tv Klan