Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë
Rikthehet edhe një herë sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit. Vlonjatët do të vijnë në kryeqytet për të kërkuar kualifikimin për në gjysmëfinalet e kupës. Përballja e parë me të kuqtë u fitua me golin e Danilo Alves. Kjo sjell qetësi në skuadrën e Shpëtim Duros dhe rrit presionin tek Partizani.
Shpëtim Duro, trajner i Flamurtarit
Kemi një avantazh sepse kemi shënuar gol e rëndësishme në luajmë për një gol në tiranë dhe ngarkesa më e lartë tek kundërshtari. Asgjë s’është e mbyllur. Duhet ta respektojmë Partizanin për të arrit kualifikimin
Zv/trajneri i partizanit Klevis Dalipi ka bindjen se skuadra do ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë dhe do të kualifikohet.
Klevis Dalipi / Zv.trajner i Partizanit
“E dimë vështirësinë, pasi vijmë nga një humbje në Vlorë”.
Në ndeshjet e tjera çerekfinale më i sigurt tek kualifikimi është Laçi pasi e ka fituar të parën me Luftëtarin 3-0. Skënderbeu fitoi 2-0 me Teutën ndërsa Interesante pritet sfida e Kukësit me Tiranën. E para përfundoi në barazim 1-1. Të gjitha ndeshjet do të luhen këtë të mërkurë në orën 13.
Tv Klan