Ceremoni edhe në Tiranë për Nënë Terezën
Edhe Tirana iu bashkua festimeve në Vatikan.
Vetëm disa minuta përpara shenjtërimit të Nënë Terezës, Kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga imzot Ramiro Molinari Ingles dhe politikanë shqiptarë përuroi në Tiranë në sheshin që mban emrin e humanistes shqiptare, pllakatën përkujtimore me emrin e saj.
Veliaj tha se edhe nga një vend i vogël si Shqipëria mund të lindin njerëz të shenjtë si Nënë Tereza, e cila duhet të jetë burim frymëzimi për të dhuruar më shumë dashuri në komunitet.
Për të gjithë ata shqiptarë që sot nuk ishin të pranishëm në Vatikan, Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë në Shqipëri, Imzot Ramiro Molinari Ingles solli përshëndetjen e Papa Françeskut.
Aktivitetet në nderim të shënjtërimit të Nënë Terezës vijuan edhe me një koncert të mbajtur nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Tv Klan