Ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës
Veliaj: Vëmendja jonë te arsimimi dhe punësimi i të rinjve
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur Shijakun për të mbyllur turin në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Veliaj tha se në nisjen e shekullit të II për Tiranën, duhet më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin.
“Do të vazhdojmë të grindemi, si brezi i prindërve tanë, që punët të mos ecin përpara, duke penguar njëri-tjetrin për një rrugë, për një kënd lodrash, për teatrin, për një shesh, apo do të bëjmë çmos që shekulli i II i Tiranës kryeqytet të jetë edhe më mirë sesa ky që lamë pas. Jemi populli dhe kryeqyteti më i ri sot në Evropë, ndaj vëmendja jonë më e madhe duhet të jetë arsimimi dhe punësimi i të rinjve”.
Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen ndaj qytetit të Shijakut për kontributin që ka dhënë në historinë vendit tonë, ndërsa vlerësoi me çertifikata mirënjohje disa prej familjeve të njohura të zonës.
Tv Klan