Ceremonia e bekimit të shenjtë për çiftet e reja – (27 Janar 2001)


Ceremonia e bekimit të shenjtë për çiftet e reja – (27 Janar 2001)

11:23 27/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Me lule dhe një gotë vere, kështu ka nisur ceremonia e bekimit të shenjtë që është organizuar nga federata e familjes me mbështetjen e TV Klan. Kjo ceremoni e ka fillesën e saj në 27 Janar të vitit 1960. Ceremonia e bekimit të shenjtë është festa më e madhe e mijëra çifteve të reja në mbarë botën. Me anë të saj çiftet e reja, kthehen në stadin origjinal të ndërgjegjes dhe të shpirtit të njerëzve të parë, Adamit dhe Evës, përpara rënies së tyre në mëkat.

Gjithashtu, pjesë e ceremonisë janë edhe betimet e bekimit, në të cilat çiftet betohen për besnikëri dhe përjetësi në martesën e tyre. Vitin e kaluar, rreth 100 çifte morën pjesë në bekimin ndërkombëtar në Seul të Koresë së Jugut. Këtë vit ceremonia kryesore do të mbahet në një nga sallat e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme