Ceremonia e betimit të oficerëve të rinj në Akademinë e Mbrojtjes – (25 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Rreth 300 kadet dhe ushtarë të rinj, kanë bërë sot betimin e pranimit në Akademinë e Mbrojtjes. Zv/shefi i shtabit të ushtrisë shqiptare, i ka njohur kadetët e rinj me jetën e re të cilët ata do të ndjekin, rregullat, por edhe kënaqësinë e të qenurit nën armë.
Më pas një nga kadetët që sot nisën akademinë, ka shprehur gatishmërinë, për të qenë gjithnjë i gatshëm në ruajtje të rendit kushtetues. Më pas ceremonia e betimit i paraprirë nga dy flamurtarët. Me ceremoninë e sotme 300 kadetët bëhen anëtarët më të rinj të Akademisë së Mbrojtjes./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj