Ceremonia e dekorimit të Edit Mihalit dhe Tom Nikollës – (27 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sopranoja e njohur shqiptare Edit Mihali është dekoruar sot nga Presidenti Rexhep Mejdani, me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Në ceremoninë e organizuar sot pasdite në TOB, ky çmim i është dorëzuar artistes së njohur nga Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Esmeralda Uruçi. Po në këtë ceremoni është dekoruar sot nga Presidenti Mejdani edhe rapsodi i njohur shqiptar Tom Nikolla, me urdhrin “Naim Frashëri i Argjend”.
Gazetarja:- Si e ndjeni veten, që pas kaq vitesh punë dhe përkushtim iu dekorojnë me titullin Mjeshtër i Madh i Punës?
Sopranoja Edit Mihali:- “Kuptohet që njeriu e dëshiron në fund të fundit një shpërblim pas një punë kaq të madhe. Ne jemi mësuar të mbushemi shpirtërisht me një duartrokitje dhe jo më me vlerësime kaq të mëdha. Është e natyrshme që unë të kem kënaqësi, të kem gëzim dhe e meritoj këtë”.
Gazetarja:- Si e ndjeni veten, tani që merrni këtë çmim?
Rapsodi Tom Nikolla:- “Unë jam shumë i lumtur, më duket sikur jam rinuar, sepse e para herë që 30 vjet në Shqipërinë tonë sot u dekorova”./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora