Ceremonia e dekorimit të ish-basketbollistit Muhamed Përmeti – (16 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në një ceremoni të ngrohtë, në sallën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, sot është festuar dhënia e titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, ish-basketbollistit të mirënjohur të Partizanit, Muhamed Përmeti. I njohur me emrin Pata, ai ka kontribuuar prej vitesh në basketbollin shqiptar.
Titulli i lartë i akorduar nga Presidenti i Republikës Mejdani, iu dha Muharrem Përmetit në një mbrëmje miqësore, të organizuar mes familjarëve dhe miqve të cilët e kanë duartrokitur prej vitesh, mjeshtrin Muhamed Përmeti në fushën e basketbollit./tvklan.al
Gazetare – Sonila Meço