Ceremonia e largimit të Gjeneralit Reith – (1 Shtator 1999)


Ceremonia e largimit të Gjeneralit Reith – (1 Shtator 1999)

17:23 01/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Aleanca e Atlantikut të Veriut përsëri prezente në Shqipëri. Kalimi i flamurit të Natos nga duart e gjeneralit Reith tek ato të gjeneralit Frizone gjatë ceremonisë së zhvilluar në Aeroportin e Rinasit shënuan fillimin zyrtar të misionit AFOR 2. Një ceremoni e thjeshtë dhe domethënëse për nder të përfundimit të misionit të AFOR 1 dhe largimit nga vendi ynë të gjeneralit britanik Reith, komandantit të kësaj force.

Në ceremony merrnin pjesë dhe Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Sekretari i Shtetit për integrimin Euroatlantik Maqo Lakrori, komandanti i krahur jugor të Natos admiral Xhejms Elias, Senatori Italian Gudi si dhe shumë të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse gjenerali Reith theksoi se ardhja e kontigjentit të Aleancës në një kohë shumë të vështirë për Shqipërinë dhe mirëkuptimi i madhë që ne gjetëm këtu mund të tregoj edhe njëherë marrdhëniet tona mjaft të shkëlqyera. Ishte kënaqësie e madhe për mua që drejtova për rreth 5 muaj forcat e AFOR 1.

Ndërsa personalitetet e tjera që morën pjesë në këtë ceremoni theksuan bashkëpunimin e gjithanshëm mes qeverisë shqiptare dhe Aleancës së Atlantikut jo vetëm për evitimin e pasojave që solli kriza tre mujore kosovare. Ministri Hajdaraga në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar falenderoi gjeneralin Reith për ndihmën dhe punën e madhe për të lehtësuar sadopak dhimbjen e refugjatëve kosovarë.

Nën komandën e gjeneralit Italian Frizone AFOR 2 do të vazhdoj të përmbush misionin e nisur nga kolegët e tyre paraardhës. Kthimi i të gjithë refugjatëve nëpër vatrat e tyre dhe rehabilitimi i infrastrukturës shqiptare do të jenë dy prioritet e misionit të ri, i cili prej ditës së sotme do të quhet AFOR 2./tvklan.al






Të ngjashme