Ceremonia e ushtarakëve në SHQUP – (24 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan, sidomos në fushën e mbrojtjes është mjaft intensiv kohët e fundit. Sot pasdite në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, u zhvillua ceremonia e dhënies së diplomave pjesmarrësve në seminarin trajnues në fushën e ligjshmërisë ushtarake. Në këtë ceremoni morën pjesë Ambasadori Amerikan Josef Limpreht, Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Ministri i Drejtësisë Ilir Panda dhe shumë të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tyre të ftuarit e nderit kanë theksuar ndihmën që po jep Qeveria e SHBA për ushtrinë dhe vendin tonë. Në këtë seminar një javor nga pjesmarrësit u diskutua për rreth 50 tema që lidhen me çështjet aktuale në momentet që po përjetohet ristrukturimi i gjithanshëm i forcave të armatosura. Morën pjesë rreth 60 juristë, gjyqtarë e prokurorë ushtarakë si dhe oficerë të të gjitha rangjeve./tvklan.al