Certifikata mirënjohjeje për mjekët dhe infermierët vullnetarë 


Certifikata mirënjohjeje për mjekët dhe infermierët vullnetarë 

14:59 11/10/2018

10 të rinj mjekë dhe infermierë të cilët kanë shërbyer si vullnetarë në aktivitetet e Bashkisë janë vlerësuar nga Kryebashkiaku Veliaj me certifikatë mirënjohje.

Veliaj i falenderoi ata dhe të gjithë vullnetarët për kontributin e dhënë sidomos në ditën e zhvillimit të Maratonës së Tiranës, duke ndihmuar me lehtësimin e trafikut, lëvizjeve të qytetarëve, orientimit të sportistëve të huaj, apo edhe me ndihmën e shpejtë për ata që kanë pasur nevojë.

Kryebashkiaku tha se projekti pilot i Bashkisë së Tiranës ka hedhur bazat e punës duke u kthyer në histori suksesi për qytetin.

Dy vite më parë, Bashkia e Tiranës krijoi bërthamën e vullnetarëve të saj, kurse sot rrjetit i janë bashkuar qindra të rinj, të cilët angazhohen në organizimin dhe mbarëvajtjen e shumë aktiviteteve sportive, kulturore.

Tv Klan






Të ngjashme