Çështja Balili, shpjegohet Nishani. Reagon Tahiri:Insinuatat politike nuk do më pengojnë ta arrestoj
Duke vlerësuar si shumë serioze kërkesën e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për thirrjen në një kohë sa më të shpejtë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për mosarrestimin e Kelmend Balilit, institucioni i Presidentit të Republikës, renditi arsyet pse kreu i shtetit vendosi thirrjen e këtij këshilli.
Ministri i Brendshëm është shprehur jo pak i habitur për vendimin e presidentit të Republikës për të thirrur Këshillin e Sigurisë kombëtare për Kelmend Balilin. Nga Berati ku mori pjesë në analizën e policisë Tahiri foli për insinuata politike që megjithatë nuk do ta pengojnë atë të informojë presidentin mbi çështjen Balili.
Pas këtij reagimi të ministrit, Petrit Vasili në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se kërkesa e Ilir Metës vjen pas shqetësimit të partnerëve ndërkombëtare
Klemend Balili u shpall në kërkim nga autoritetet greke që në 12 maj të vitit të kaluar si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të drogës. Interpol Tirana u njoftua në 17 maj ndërsa dosja e plotë e Balilit prej 1700 faqesh mbërriti nga Greqia në fillim të muajit dhjetor të 2016-ës. Menjëherë çështja u mor në dorëzim nga prokuroria për krime të rënda e cila ka nxjerrë edhe një urdhër arresti shqiptare për Balilin. Në disa prona të tij në Sarandë dhe Delvinë janë ushtruar kontrolle, por Balili nuk është gjetur. Për mosarrestimin e tij ka reaguar edhe ambasadori amerikan Doanld Lu i cili e ka quajtur një dështim të autoriteteve shqiptare.