Çështja CEZ, tension në Komisionin Hetimor për dëshminë e Shkëlzen Berishës


Çështja CEZ, tension në Komisionin Hetimor për dëshminë e Shkëlzen Berishës

18:13 06/02/2017 https://youtu.be/dXIifuGQmlI

Një javë pas mospranimit të Shkëlzen Berishës për t’u betuar para mbledhjes së Komisionit Zgjedhor për të dëshmuar për hetimin e çështjes CEZ, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ardhur përsëri në seancën e ditës së mërkurë. Një seancë kjo e tensionuar dhe me debate mes kryetarit të Komisionit, Taulant Balla dhe anëtarëve të Komisionit, Arben Ristanit, Liljana Elmazi dhe Ulsi Manaj.

Shkëlzen Berisha depozitoi një kërkesë paraprake në sekretarinë e Komisionit me objekt: “

Përjashtim nga seanca e Komisionit Hetimor për CEZ të Taulant Ballës , i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje ndaj meje”

.

Debati

Taulant Balla: Ky Komision Hetimor nuk ngre padi penale, por administron dëshmi. Ju jeni në kushtet e  dëshmitarit dhe jo të të pandehurit, prandaj ju ftoj të jepni gjeneralitet dhe të bëni betimin dhe më pas të jepni dëshmi bazuar mbi pyetjet e anëtarëve të Komisionit Hetimor. Për një kërkesë të ngjashme paraprake të paraqitur nga babi juaj, ky Komision ka marrë vendim dhe e ka hedhur poshtë. Kjo kërkesë e juaja është hedhur poshtë.

Ristani : Jemi para një mashtrimi , sapo  deklaruat se ju e keni hedhur poshtë kërkesën paraprakë, por pa e hedhur në votim.

Ndreu: Meqenëse ka një kërkesë, atëherë t’ia kalojmë kryesisë së Kuvendit për shqyrtim. Unë mendoj që t’a kalojmë për shqyrtim.

Balla: Seancën e drejtoj unë nuk ke shans të ndryshosh seancën. Këtu e ndryshoj unë seancën. Je mësuar ti të ndryshosh gjyqtarët dhe të tjerët.

Të gjithë dëshmitarët kanë bërë betimin para komisionit. Zoti dëshmitar pavarësisht se këta të njohin mirë në duhet të zbatojmë të gjithë procedurën. Thuaj emër, mbiemër, atësinë dhe pastaj vazhdojmë.

Do të t’i zbardh të gjitha.

Berisha: Kush është kryetari ti apo i dënuar?

Balla:  Këtë proces e drejtoj unë, historia ku t’i cakton kryetarin, prokurorin ka mbaruar./tvklana.al

Berisha: Përgjigju kërkesës. Ti je shpifës. Kam paraqitur një kërkesë përgjigju kërkesës.

Seanca e radhës e Komisionit Hetimor u ndërpre mes debateve  të anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

Në përditësim…

 

 

 

 






Të ngjashme