Çështja e Demarkacionit/ Kryeministri i Malit të Zi vizitë në Kosovë


Çështja e Demarkacionit/ Kryeministri i Malit të Zi vizitë në Kosovë

08:57 14/02/2018

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç sot do të vizitojë Kosovën.

Në Aeroportin e Prishtinës ai do të pritet nga Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ai i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Pas kësaj, shefi i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj organizon pritje me nderime shtetërore para ndërtesës së Qeverisë.

Në takim pritet të diskutohet rreth çështjes së Demarkacionit.

Vizita e Markoviçit u anulua javën e shkuar për shkak se aeroplani i tij nuk mundi të aterronte në Aeroportin e Prishtinës./KlanKosova






Të ngjashme