Çështja e pronësisë nxjerr jashtë funksionit tregun industrial të Elbasanit – (22 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ky është tregu industrial i Elbasanit. Për shkak të çështjeve të pronësisë, në të nuk shitet. Për këtë shesh që tani mban vetëm plehra, janë dhënë 150 milion lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Paratë u dhanë për të ndërtuar një treg të madh industrial, me përmasa bashkëkohore. Çështja e pronësisë, bëri që të bllokohen investimet. Shitësit e prodhimeve industriale, tashmë janë vendosur, ku të mundin, ndërsa ky shesh ka filluar të kthehet në rrezik për shëndetin e banorëve përreth./tvklan.al