“Çështja Fazlliç”(2008)
Autori: Blendi Fevziu
23:57 13/10/2008Java e fundit është dominuar nga “çështja Fazlliç”, ose siç mund të quhet ndryshe historia e Damir Fazlliç. Një nga çështjet më të mprehta të kohëve të fundit u trajtua gjatë vizitës së tij në Tiranë ku vetë protagonisti dhe edhe një intervistë për emisionin “Opinion”.
Intervista e tij duket se ka ndezur edhe më shumë debatin duke bërë që kjo çështje të vijojë të diskutohet. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ishin të ftuar Ylli Manjani kryetar i Komisionit Ligjor pranë PS, Aldo Bumçi deputet i PD.
““Çështja Fazlliç” fre përmledhtas është një rast skandaloz, i paprecedentë, pra një rast i kapjes së shtetit nga klani politiko familjar i kryeministrit të sotëm. Në mënyrë sistematike kemi parë raste korrupsioni për shkak të këtij klani apo se si shteti vihet në shërbim të këtij klani. Është absolutisht një kapje e pastër e shtetit”, tha Manjani.
“Rasti Fazlliç është një rast i qartë i manipulimit të lajmeve për të tërhequr vëmendjen. Është dështim i opozitës për të tërhequr vëmendjen e publikut. Kjo opozitë erdhi me frymën e politikës së re dhe për të përcjellë një frymë të re, por ky makijazh ka rënë dhe kemi vetëm shpifje. Fazlliç mund të ketë kryer dhe mund të kryej vepra penale, por deri më sot është një person i lirë që nuk është dënuar asnjëherë dhe vijon aktivitetin si biznesmen në Amerikë, Angli dhe në vendin e lindjes”, tha Bumçi./tvklan.al
Të ftuar: Ylli Manjani kryetar i Komisionit Ligjor pranë PS, Aldo Bumçi deputet i PD.