“Cështja Haradinaj” mer fund më 9 Shkurt


“Cështja Haradinaj” mer fund më 9 Shkurt

12:03 01/02/2017

Është mbajtur sot në Colmar të Francës seanca ndaj kreut të AKK, Ramush Haradinaj. Gjykata dëgjoi pretendimet e palës serbe dhe shqyrtoi dosjen për ekstradimin e Haradinaj.

Pas përfundimit të seancës, avokati i tij tha se pritet që vendimin përfundimtar, gjykata ta japë më 9 Shkurt

Haradinaj, aktualisht po mbahet nën masën e lirimit me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet franceze, që bazohet në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpol.

Ai është u ndalua nga autoritetet franceze më 4 Janar të këtij viti.

Drejtësia serbe kërkon ekstradimin e tij në Serbi.

Por, Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë u shpreh besimplotë se aktakuza ndaj tij është e motivuar politikisht nga autoritetet serbe dhe si e tillë do të hidhet poshtë nga gjykata franceze./tvklan.al






Të ngjashme