“Çeshtja Koçiu”, rruga drejt zbulimit të zyrtarëve të impikuar në rrjetin e drogës (25 Shkurt 2001)
Pas kthimit të Kryeprokurorit Rakipi nga SHBA hetimet lidhur me rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe kokainës ka hyrë në një fazë të rëndësishme dhe delikate. Burime të prokurorisë kanë bërë të ditur se janë kryer dhe 3 arrestime të tjera, mes tyre një ish funksionar i Rendit dhe një vrasës me pagesë. Mendohet që numri i shqiptarëve të përfshirë në kartelin e drogës të jetë afro 17 dhe veç emrave të Durdës dhe Bërballës, të njohur tashmë si kokat e këtij grupi mafioz, në trafikun e kokainës janë lidhur tashmë dhe shumë fije të tjera.
Që nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar dhe banda të njohura të kryeqytit si ajo e Rrugës së Durrësit që ka lënë pas një numër të madh vrasjesh dhe atentatesh. Madje sipas hetuesve që kanë në dorë dosjen e kokainës dhe eliminimi në Tiranë i spanjollit që u tha se punonte për CIA-n amerikane, ishte vepër e trafikantëve të cilët jo vetëm ishin organizuar më së miri, jo veëtm që kishin krijuar mbështetje nga struktura shtetërore, por kishin tentuar të fusnin në rrjetin e tyre dhe vetë Prokurorin e Përgjithshëm Arben Rakipi.
Ky i fundit akuzoi dje hapur se ish miku dhe kolegu i tij Sokol Koçiu e kishte testuar disa herë në këtë drejtim. Madje ai kishte arritur t’a ulte në tavolinë edhe me vetë Frederik Durdën natën e Vitit të Ri. Koçiu nga ana e tij vazhdon të rrijë i fshehur dhe të mohojë se është i komplikuar në trafikun e kokainës. Ndaj Koçit, Prokuroria ku ai shërbeu dy vjet ka ngitur akuzën si drejtues i organizatës kriminale me qëllim fabrikimin dhe trafikimin e drogës. Rasti i Koçiut do të zbulonte se deri në çfarë niveli janë të implikuar zyrtarë të tjerë të shtetit./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame