‘Çështja Tahiri’, Rama sonte përballë Çanit në Tv Klan
Kryeministri Edi Rama do t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarit Arian Çani, në daljen e tij të parë në një studio televizive pas shpërthimit të ‘çështjes Tahiri’.
Të premten në orën 21:00, Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan. Kjo është paraqitja e tij e dytë brenda pak muajsh në “Zonë e Lirë”, studio ku kishte munguar për 7 vite. Lajmi u konfirmua nga vetë kryeministri Rama, i cili në një postim në Facebook tha: “Sonte në 9 tek “Zona e Lirë” e Arian Çanit, që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike.” Intervista me Çanin vjen dy ditë pasi Kryeministri Rama sulmoi hapur gazetarët për paaftësi dhe pyetje injorante e idiote, gjatë një prononcimi para sallës së parlamentit. /tvklan.al https://www.youtube.com//embed/TzBpWkX9MXg