CEZ mohon akuzat e PD për kryeinxhinierin e Durrësit


CEZ mohon akuzat e PD për kryeinxhinierin e Durrësit

17:07 29/03/2014 CEZPas denoncimit nga ana e Partisë Demokratike për emërimin e kryeinxhinierit të CEZ në Durrës, Plator Mehmeti, që sipas selisë blu, rezulton të jetë i dënuar në vitin 2008 për shpërdorim detyre , ka reaguar kompania CEZ duke hedhur poshtë  akuzat e ngritura nga Partia Demokratike.

Sipas CEZ këto pretendime të Partisë Demokratike  synojnë thjeshtë dhe vetëm të  manipulojnë opinionin publik, pasi ato i rrëzojnë institucionet e Drejtësisë dhe vendimet gjyqësore.

CEZ sqaron se Plator Mehmeti në detyrën e kryeinxhinierit në Durrës në dëshminë e tij të  penalitetit të datës 11. 11 . 2013 rezulton se nuk ka qenë asnjë ditë i dënuar për asnjë lloj kundravajtje penale, sikundër pretendon Partia Demokratike.





Të ngjashme