Çfarë bëjnë shqiptarët kur nuk punon pulti i TV? (Video)


Çfarë bëjnë shqiptarët kur nuk punon pulti i TV? (Video)

19:45 29/10/2018

Padyshim çka e bën BE Coffee një program tejet popullor është fakti se përmes humorit aktorët sjellin episode nga e përditshmja e gjithësecilit prej nesh.

I tillë ishte edhe rasti kur papritur në shtëpi nuk punon më telekomanda e televizorit. Por në vend që të ndërrojnë bateritë, shqiptarët përpiqen ta “

sjellin në vete

” duke e përplasur.

Erion Isai: Ne shqiptarët jemi shumë mbrapsht, jemi si kalamajtë e vegjël.

Bes Kallaku: Po kalamajtë e vegjël mësoi sa duash ti si vishen këpucët, prap këmbën e majtë do e veshin tek këmba e djathtë.

Erion Isai: Aty ku jemi më mbrapsht se çdo vend i botës, është pulti i televizorit. Të huajt e provojnë dy herë tek televizori, nuk punoi? I ndërrojnë bateritë dhe vazhdojnë punën.

Bes Kallaku: Kurse shqiptarët, po nuk punoi pulti? E provojnë dy herë, heu ca ka ky (dhe e përplasin fillimisht me dorë). Nuk punon prap? Pastaj tek gjuri, se është kockë më e fortë. Prap nuk punoi. More për muri, për divani, more përplase, sikur ia ka fajin pulti. Derisa thyhet pulti. Dhe pastaj blenë 30 mijë lekë një pult të ri për 1 mijë lekë bateri, kur mund t’ia ndërronin.

/tvklan.al






Të ngjashme