Çfarë deklaroi Edi Rama jashtë kamerave për filmin “I Love Tropoja”?


Çfarë deklaroi Edi Rama jashtë kamerave për filmin “I Love Tropoja”?

12:54 02/02/2020

Emisioni  “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan ka qenë në premierën e filmit “I Love Tropoja” në Pallatin e Kongreseve ku ka zhviluar intervista me aktorët e kastit, por jo vetëm.

Një prej aktorëve, Bruno Shllaku, në lidhje me rolin e Kryeministrit në film, zbuloi çfarë i kishte thënë Rama për rolin e tij në “I Love Tropoja”.

Është një figurë që do të kishte dashur gjithësecili prej aktorëve profesionistë ta kishte patur atë rol. Më bëri përshtypje se më tha: Bruno kam ndenjur 2- 3 netë pa gjumë, pse i hyra kësaj pune se më kanë përmbytur emocionet si do të jem unë, përballë aktorëve të mëdhenj shqiptarë“.

Gjithashtu, aktori zbulon edhe këshillën që i dha Kryeministrit për rolin e tij në “I Love Tropoja”.

Ajo potenca jote që e ke edhe në ditët e punës tënde, ajo potencë, se vërtet duhet një potencë aktoriale. Duhet një potencë aktoriale sepse shuan sherrin midis tropojanëve dhe tiranasve, edhe Edi Rama e shuajti në mënyrën më perfekte të mundshme”. /tvklan.al






Të ngjashme