Çfarë deklaroi Valentina pas largimit, mesazhi që kishte për Saimirin
Një nga tre konkurrentet e reja të spektaklit Love Story në TV Klan, Valentina, vendosi të tërhiqej në natën e tetë të kësaj romance live.
Para ceremonisë së trëndafilave, ajo u shpreh se dëshironte të largohej pasi gjatë kësaj kohe nuk kishte arritur në ketë ndjenja për Saimirin, duke theksuar se fakti që 33-vjeçari ka puthur vajza të tjera është mungesë respekti ndaj saj.
Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Valentina ka folur pak më shumë për arsyet e tërheqjes së saj.
“Kam menduar mirë para se të bëj këtë zgjedhje dhe duke parë disa gjëra, është më mirë që të tërhiqem. Jam shumë mirë me zgjedhjen time.
Ky është vendimi im dhe kaq. Thashë, nuk përshtatem me Saimirin në karakter dhe nuk ka sens që unë të vazhdoj të rri këtu nëse unë nuk ndjej asnjë gjë. Nëse unë nuk kam pasur atë shkëndijë me Saimirin, nuk ndihem e motivuar që të rri këtu”, u shpreh ajo pas përfundimit të spektaklit.
Më tej ajo tha se takimi mes saj dhe Saimirit shkoi shumë mirë dhe se nuk do ta harrojë.
“Takimi ishte shumë i bukur, ia kaluam shumë mirë, ishte i veçantë dhe nuk do ta harroj kurrë. Çdo gjë shkoi shumë mirë”, deklaroi Valentina.
Më tej bukuroshja përmendi edhe produksionin, duke thënë se kjo ka qenë një skperiencë e bukur për të. Gjithashtu, ajo ka dhënë edhe një mesazh për Saimirin.
“Do jetë një eksperiencë që do e kujtoj gjithmonë. Jam kënaqur, kam njohur vajza shumë të mira, produksioni është shumë i mirë dhe njerëzit që punojnë këtu gjithashtu.
Jam e lumtur që kam bërë këtë rrugëtim. Saimiri shpresoj të ketë sukses, të gjejë dashurinë e vërtetë dhe të jetë i lumtur”, u shpreh Valentina./tvklan.al