Çfarë dhurate mori Saimiri nga Arjana
Nata e shtatë e spektaklit Love Story në TV Klan ka nisur me surpriza emocione dhe plotë atmosferë festive.
Vajzat janë argëtuar me muzikë dhe dhurata në vilën e princit, ku nuk kanë munguar urimet për festat e fundvitit.
Një nga vajzat që 33-vjeçari zgjodhi për një takim të shkurtër ishte edhe Arjana, me të cilën ai pati takimin e parë me të.
Veç të tjerash ata diskutuan për faktin që Saimiri kishte vonuar shumë për një takim me Arjanën, gjë për të cilën ajo u shpreh pak e mërzitur.
Më tej ajo i dhuroi atij një shishe vere me fotografinë e duarve të tyre dhe një foto ‘puzzle’.
Saimiri: Të thirra pak më vete këtu që të kishim pak mundësi të flisnim bashkë sepse nuk kemi pasur akoma takim.
Arjana: Pse më vonove kaq shumë, a mund ta di arsyen?
Saimiri: Sepse unë vërtetë kam pasur një pëlqim për ty…
Arjana: Ky pëlqim mund të zbehet nga ana jote, edhe nga ana ime. Nga ana ime mund të jetë zbehur pak sepse njëherë ke puthur një vajzë, njëherë një vajzë tjetër. Radhën që kaloi e thashë që nuk shquhem si njeri i durueshëm. Kur e dua diçka e marr direkt ose e lë direkt
Saimiri: Sa vite ke që ke ardhur në Shqipëri?
Arjana: Unë tani jetoj mes Greqisë dhe Italisë. Mua gjaku, zemra, nuk më përshtatet me asnjë tjetër, duhet të jetë shqiptar.
Saimiri: Me mua si do përshtatesh, si mendon që do na përshtatet?
Arjana: Me aq sa kam parë, më pëlqen por edhe nuk më pëlqen.
Saimiri: Mos!
Arjana: Nëse ti mendon që unë Arjanën po e mbaj që ka fizikun apo ku di unë çfarë mund të kesh në mendjen tënde, unë mund të largohem se sa të rri të pres vetëm për atë trëndafilin.
Saimiri: Fiziku është gjëja e parë që tërheq dy njerëz, pastaj është karakteri ai që vazhdon dhe për mua është diçka shumë e rëndësishme që ti ke treguar durimin, je sjellë gjithmonë mirë, nuk ke ndryshuar nga dita e parë deri tani, ke qenë e njëjta. Këtë gjë e vlerësoj shumë.
Arjana: Shumë faleminderit! Tani është radha ime që të të tregoj dhuratën që kam bërë për ty. Për të dy. Kjo është një kuti që ka një fotografi me ‘puzzle’.
Saimiri: Paska një kartolinë! I dashur Saimir, me këtë verë duhet të festojmë takimin tonë të parë, të vërtetë, në të cilin shpresoj të kesh dëshirë të më njohësh më shumë si karakter. Të uroj me zemër gëzuar Krishtlinjden dhe festat. Qenka një fotografi e duarve tona kjo. Shumë faleminderit!/tvklan.al