Çfarë do ndodhë me energjinë elektike?


Çfarë do ndodhë me energjinë elektike?

Autori: Blendi Fevziu

23:50 20/11/2012

Kompania energjitike CEZ hyri në Shqipëri në Mars të vitit 2009 dhe marrëdhënia e saj me shqiptarët dhe institucionet ka qenë në pjesën më të madhe të kohës e vështirë. Ajo deklaroi se do të fikte energjinë elektrike duke pretenduar se borxhet që shteti i ka kësaj kompanie është i madh dhe i papërballueshëm. I menjëhershëm ishte reagimi i  qeverisë shqiptare, e cila ndaloi ekzekutimin e këtij vendimi dhe nga ana tjetër edhe gjykata u shpreh se ky  është një vendim i paligjshëm.

Por çfarë do ndodhë me energjinë elektike? Kush do ta blejë dhe shpërndajë atë në rast se nuk gjendet një zgjidhje e përbashkët?

Për të diskutuar mbi këtë çështje në studion e emisionit “Opinion” ishin të ftuar zvendës ministër i financave Alfred Rushaj, zvendës ministër i ekonomisë Sokol Dervishi, deputet i Partisë Socialiste Arben Ahemtaj, pedagog dhe eksperti energjitikës Gjergj Simaku./tvklan.al






Të ngjashme