“Çfarë dreqin bëre?!”, 39-vjeçari vret ish-gruan dhe partnerin e saj mbrëmjen e Vitit të Ri
Një nënë e tre fëmijëve u qëllua për vdekje së bashku me partnerin e saj të ri, nga ish-bashkëshorti.
Mediat britanike shkruajnë se ajo kishte disa muaj që ishte ndarë nga bashkëshorti 39-vjeçar dhe se kishte nisur një romancë të re.
Ata u qëlluan për vdekje në banesën e saj në Derbyshire teksa po festonin ndërrimin e viteve me partnerin. Fqinjët kanë pohuar se rreth orës 3 të mesnatës kanë dëgjuar ulërime dhe dikë të thoshte: I vrave, çfarë dreqin ke bërë kështu?!.
Helen Almey, 39 vjeçe, ishte kërcënuar edhe mbrëmjen e Krishtlindjes por nuk i kishte kushtuar rëndësi.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj është arrestuar si autori i kësaj ngjarjeje. /tvklan.al