Çfarë duhet të kenë parasysh personat alergjikë në këtë periudhë
Alergologia Alketa Ibranji ishte e ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan. Ajo u ndal tek problemet që kjo periudhë shkakton për personat alergjikë dhe rekomandoi disa masa të thjeshta, që çdo person alergjik duhet të ketë parasysh.
Mirela Milori: Çfarë duhet të bëjë një njeri me alergji, disa masa te thjeshta praktike?
Alketa Ibranji: Ne kemi një postulat që përdorim në përditshmërinë tonë. Përderisa diçka të bën keq, a ke mundësi ta shmangësh ta evitosh. Në rastin e poleneve nuk e shmang dot, se nuk mund të rrish dot pa ajër, se ai ndodhet në ajër. Atëherë e vetmja formë është të evitohet në format më të mundshme, në praktikën tonë. Praktikisht unë thashë maskat, në sezonin e kaluar kam parë pacientë që ecnin në rrugë më maska, pa u njohur koncepti i COVID. Vendosja e xhelit si një lloj filtri tek flegrat e hundës para se të dalësh. Mbajtja mbyllur e dritareve, sidomos në orët e para të mëngjesit, kur ndodh dhe prezenca e poleneve më shumë në ajër. Evitimi i vrapit nga liqeni në kohën e sezonit të alergjisë sepse eforti fizik plus alergjia, mund të provokojë një krizë astme./tvklan.al