Çfarë duhet të keni parasysh nëse vuani nga infeksioni i zorrës së trashë
Infeksioni i zorrës së trashë ose i njohur ndryshe si koliti shkakton probleme të ndryshme, në varësi të llojit të tij dhe sa e rëndë është sëmundja. Madje një përkeqësim i tij çon deri në shfaqjen e kancerit kolorektal.
Disa nga simptomat e zorrës së trashë janë humbja në peshë, lodhje, diarre, ethe, dhimbje barku, lëvizje të parregullta të zorrëve, të dridhura, dehidrim dhe përzjerje.
Viruset, bakteret, uji i ndotur, ushqimet ose mungesa e higjenës mund të çojnë në infeksion të zorrës së trashë. Sëmundja inflamatore e zorrëve që përdoret për të përshkruar çrregullime që përfshijnë inflamacion kronik të traktit tretës, gjithashtu mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga infeksioni i zorrës së trashë.
Koliti ulcerativ është një sëmundje inflamatore e zorrëve që çon në inflamacion dhe ulçera në traktin tretës të një personi.
Në rast se vuani nga një infeksion i zorrës së trashë duhet të keni shumë kujdes në ushqimet që konsumoni.
- Zgjidhni një dietë të ekulibruar
- Konsumoni fruta dhe perime të freskëta që forcojnë imunitetin tuaj dhe ju ndihmojnë të luftoni infeksionet.
- Konsumoni ushqime të pasura me fibra që janë fasule, arra dhe drithëra të plota.
- Peshku përmban proteina, prandaj, mos harroni ta përfshini në dietën tuaj.
- Shmangni ushqimet e skuqura, lakrat, ushqimet pikante dhe yndyrnat e ngopura.
- Thuajini jo ëmbëlsirave, ushqimeve të përpunuara, alkoolit dhe duhanit./tvklan.al