Çfarë është Ivermektini që RMV po përdor kundër Covid
Ekspertët: I ndaluar nga OBSH, skeptike për efektet
Prej disa ditësh Maqedonia e Veriut ka filluar të përdorë Ivermektinën për trajtimin e personave që preken nga koronavirusi. Autoritetet atje kanë thënë se ai ka dhënë rezultate të mira ndaj virusit. Preparati i cili njihet për trajtimin e parazitëve dhe zgjebes gjendet tashme në çdo farmaci me një çmim të ulët, por mjekët në Europë thonë se ai është i ndaluar të përdoret nga OBSH.
“Është një medikament që sulmon në mënyrë masive mëlçinë dhe veshkat dhe mund të shkaktojë deri në insuficencë hepatike ose renale, prandaj edhe OBSH-ja e ka ndaluar për trajtimin e Covid-it”.
Mjekja shqiptare në Gjermani thotë se në rastin e Maqedonisë, shteti duhet të marrë parasysh dhe pasojat që mund të shkaktojë te pacientët.
“Duke qenë se kostoja që paguan pacienti me shëndetin e vet me këtë medikament është shumë e lartë, në Europë kjo është e ndaluar. Nëse Maqedonia e ka bërë këtë, duhet të marrë patjetër parasysh edhe efektet anësore të saj dhe t’u përgjigjet pacientëve të saj për të gjitha komplikacionet e mundshme që mund të shfaqet”.
Nisur nga këto të dhëna Dollenberg apelon që të mos përdoret Ivermektina.
“Të gjitha trevat shqiptare e zotërojnë si preparat, por ju lutem jo për Covid-19”.
Shqipëria aktualisht po përdor për trajtimin e të sëmurëve me Covid skema të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që ndiqet në të gjithë Europën.
Tv Klan