Çfarë është lista e lirë dhe ku aplikohet
‘Maksimumin e demokracisë’ e quajti ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi modelin e listës së lirë, që përdoret nga Zvicra, aty ku votuesi ka mundësinë që të zgjedhë një parti politike dhe kandidatin e një force tjetër politike. Duke iu përgjigjes pyetjes së një qytetari në “Opinion”, Bylykbashi shpjegoi si funksionin kjo formulë.
Nëse unë kam preferencë të votoj një parti politike, por do të doja të votoja kandidatin e një force tjetër politike se më pëlqen si individ, si i bëhet?
Tani, dëgjoni kjo është një lloj tjetër liste që nuk është më listë e hapur, por quhet listë e lirë. Është tjetër, këtë lloj liste e përdor Zvicra, janë shumë pak vende që e përdorin. Kjo sigurisht do ishte maksimumi i demokracisë, pra zgjedhësi që ka të drejtë të zgjedhë dy kandidatë në një listë, një kandidat në një listë tjetër, tre në një parti tjetër, një kandidat të pavarur, pra e bën ai parlamentin. Po partitë politike nuk guxojnë të mendojnë kaq shumë liri për zgjedhësit./tvklan.al