Çfarë fshihej pas shfaqjes së “siluetës së Zotit” mbi qendrën tregtare
Lajmi i publikuar në të përditshmen britanike “Daily Mail”, shkaktoi shumë polemika kudo në botë sepse tregonte një re në formën më të çuditshme të mundshme mbi një qendër tregtare në Zambia, Afrikë.
2 fotot e shkrepura tregonin renë që qëndroi pezull në qiell me një siluetë të pazakontë, për më shumë se 30 minuta. Shumë nga të pranishmit filluan t’i luteshin sepse i përngjante me Zotin, ndërsa të tjerë u larguan menjëherë të terrorizuar. Për të gjithë ata që nuk e kishin kuptuar rrengun, e vërteta qëndron se silueta nuk është person i gjallë, por një balonë ku mund të shihni dhe fijet e zmadhuara në fund të saj./tvklan.al