Çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit në Himarë

Në foto: Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes së Niko Goros

Çfarë fshihet pas vrasjes së biznesmenit në Himarë

10:44 17/10/2020

Himara u trondit këtë të shtunë pas vrasjes së biznesmenit 51-vjeçari Niko Goro. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Dyshohet se vrasja të ketë ndodhur për shkak të një borxhi. Gazetarja Aida Topalli raporton se autori i dyshuar i ngjarjes e ka pranuar krimin. Ngjarja ka ndodhur pasi Leka i kishte dhënë tokën Niko Gorës për ndërtim. Mirëpo një borxh i papaguar nga ana e Goros dyshohet se ka bërë Lekën të marrë armën dhe të vrasë biznesmenin.

Autori u kap në vendin e quajtur Livadhet. Policia i sekuestroi armën e krimit, një kallashnikov dhe makinën që ka përdorur gjatë ekzekutimit. Më tej autoritetet sqaruan se pas kontrollit fizik të autorit është gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale.

Goro ishte biznesmen në fushën e ndërtimit në Himarë. Si pasojë e të shtënave në Himarë mbeti e plagosur lehtë në këmbë edhe një 57-vjeçare. /tvklan.al






Të ngjashme