Çfarë i bën të lumtur delfinët?

*** EMBARGOED UNTIL AUGUST 6, 2013, 2301 GMT - THIS RESTRICTION APPLIES TO ALL MEDIA, INCLUDING WEBSITES *** -- TO GO WITH AFP STORY -- (FILES) -- A file picture taken on December 19, 2012 shows dolphins jumping in the water at the animal exhibition park Marineland in Antibes, southeastern France. Bottlenose dolphins can remember each other's signature whistles for more than 20 years, a study said on August 6, 2013 -- the longest social memory ever observed in an animal. AFP PHOTO / VALERY HACHEVALERY HACHE/AFP/Getty Images

Çfarë i bën të lumtur delfinët?

18:50 28/05/2018

Shkencëtarët që punojnë më delfinët në një park detar pranë Parisit kanë tentuar të matin se si kafshët ndihen në lidhje me aspektet e jetës së tyre, kur janë të mbyllur.

Në atë që shkencëtarët thonë se është projekti i parë për të shqyrtuar robërinë “nga përspektiva e kafshëve”, ekipi vlerësoi se cilat aktivitete delfinët kishin më shumë qejf.

Ata gjetën se gjitarët detarë më shumë shijonin ndërveprimin me një njeri që është familjar për to.

Rezultatet, thonë ata, tregojnë se “lidhjet e mira njeri-kafshë janë të barabartë me mirëqënien”.

Studimi, i botuar në revistën “Applied Animal Behavior Science”, ishte pjesë e një projekti trevjeçar për të matur mirëqenien e delfinëve në një mjedis të mbyllur.

Kryetarja e grupit të shkencëtarëve, Dr. Isabella Clegg punoi në Parc Astérix, një park i cili mban akuariumet më të mëdha të delfinëve.

Me kolegët e Universitetit të Parisit, ajo krijoi eksperimente për të deshifruar sjelljen e delfinave, duke vëzhguar pozicionet fizike për të parë se si ndiheshin kafshët.

“Në donim të kuptonim se çfarë aktivitetesh delfinët pëlqenin më shumë”, tha Dr Clegg për BBC.

Për ta bërë këtë gjë të funksionojë, ajo ka testuar tri aktivitete: një trajner që vjen dhe luan me delfinët, duke vënë lodra në pishinë, dhe lënien të lirë të delfinëve.

“Rezultati ishte vërtet befasues, të gjithë delfinët presin me padurim të bashkëveprojnë me dikë që është familjar për to”, tha Dr Clegg.

Kafshët filluan të hidheshin mbi sipërfaqe duke shkuar vazhdimisht në drejtim të trajnerit.

Delfinët gjithashtu do të rrisnin nivelin e aktivitetit në pishinë dhe do të shpenzonin më shumë kohë në cep të pishinës./tvklan.al





Të ngjashme