Çfarë i tha Cindy të ëmës pasi u afirmua si volejbolliste
Cindy Marina është 21 vjeç. Ka lindur në Amerikë dhe përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2019, pasi u përzgjodh fituese në kompeticionin Miss Universe Albania 2019.
Konkursi i bukurisë Miss Universe 2019 u mbajt më 8 Dhjetor 2019 në Atalanta të SHBA. Cindy u rendit mes 20 vajzave më të bukura, në kompeticionin shumë të vështirë ku mori pjesë.
Ajo gjithashtu është pjesë e ekipit të Kombëtares së Volejbollit Shqiptar për femra, që prej vitit 2016. Cindy së bashku me të ëmën e saj, Kristina Nikolli, ishin të ftuara këtë pasdite në emisionin “Rudina”.
Mamaja e Cindy-t ka qenë një ndër volejbollistet më të mira në Shqipëri. E ka nisur karrierën në këtë sport, që në moshën 10-vjeçare dhe ka vazhduar të luajë deri në vitin 1991. Ka qenë e aktivizuar me profesionistët e Vllaznisë dhe ekipin Studenti. Me këtë të fundit ka arritur të shpallet ndër 10 sportistet më të mira.
“E kam inkurajuar të luajë të gjitha sportet, por më shumë të merret me vollejboll. Edhe në fillim, nuk e ka pasur qejf dhe shumë vite më mbrapa e kam marrë vesh. Pasi u afirmua Cindy si vollejbolliste shumë e mirë, një ditë më pyeti: E di pse nuk kam dashur të luaja vollejboll, sepse kam kujtuar se nuk do bëhem aq e mirë sa ti”./tvklan.al