Çfarë kritikash morën vajzat e Love Story nga familjarët


Çfarë kritikash morën vajzat e Love Story nga familjarët

19:10 05/01/2021

Love Story në TV Klan këtë herë nisi mes urimeve për vitin 2021 dhe sigurisht nuk mund të mungonin as urimet për shëndet e begati në familje.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë treguar edhe për komentet që ato kanë marrë nga familja.

Disa prej tyre janë shprehur se nuk e kanë hapur fare temën e spektaklit në tavolinë, teksa të tjera kanë pohuar se kanë marrë edhe kritika veç fjalëve të mira.

Redona: Të kisha edhe Saimirin afër atë ditë nuk do të ishte keq. Edhe pse jam me familjen mendoj edhe Saimirin, se çfarë po bën ai në këtë moment, ku është…

Generda: Flasim çdo natë për Love Story por atë natë jo.

Flavia: Po po, ishte tema kryesore, s’bëhet fjalë. Filluan pak me kritikat për mua si gjithmonë.

Ariana: Edhe në tavolin, edhe kur flisnim me njerëz të tjerë, vetëm për Love Story-n kam folur më shumë saqë u lodha.

Meri: Gjithmonë kur flas me mamin do më duhet të përmend Saimirin. Për mua mami ndihet krenare dhe më thotë gjithmonë që bravo, kështu vazhdo.

Suela: Me familjen e lamë Love Story-n mënjanë, kurse me shoqërinë është përmendur, përherë përmendim Saimirin.

Valentina: Normalisht folëm. Familja më mbështet shumë, më thotë që të vazhdoj ashtu siç jam, të jem vetvetja.

Enxhëll: Para darkës familjare kemi folur për Love Story-n, e kemi përmendur. Më kanë mbështetur por nuk janë 100% pro kësaj iniciative që unë kam marrë./tvklan.al






Të ngjashme