Çfarë ndodh me flokët nëse nuk përdorni shampo për 1 vit
Çfarë ndodh me flokët nëse nuk përdorni shampo për 1 vit? Mesa duket asgjë e keqe, përkundrazi.
Sipas një lëvizje e njohur si “No Poo”, që gjatë viteve të fundit ka fituar mjaft popullaritet, mospërdorimi i shampos sjell më shumë të mira nga sa mendoni.
Sipas tyre, fillimisht flokët do të jenë të ashpër, por me kalimin e kohës skalpi do të nisë të mësohet dhe dalëngadalë nuk do të prodhojë më vaj me shumicë, flokët do të bëhen më të shëndetshëm dhe do të duken më të bukur në vetëm pak muaj.
Ky grup dhe ndjekësit e tyre nuk do të thotë se nuk i lajnë flokët, por ata janë kundër përdorimit të kimikateve që ndodhen në shampot që shiten treg.
Ata përdorin mënyra alternative për t’i larë ato, si sapun, sodë buke, uthull, etj.