Çfarë ndodh nëse hapni çadrën kur udhëtoni me motor? (Video)
Nëse keni menduar të bëni ndonjëherë një veprim të tillë, më mirë harrojeni! Përgjigjia na vjen nga rasti i një gruaje, e cila ishte ulur në pjesën e pasme të motorit.
Hapja e çadrës prej saj u bë shkak i një aksidenti. Sapo gruaja hapi çadrën, u rrëzua nga motori për shkak të forcës së erës. Kjo video epike besohet se është filmuar në një qytet të Indisë.
Në ndihmë të gruas shkuan kalimtarë të zonës për t’i ofruar ndihmën e parë. Pasi të shikoni videon, mendojeni më mirë nëse do të donit të hapni çadrën kur udhëtoni me motor. /tvklan.al