Çfarë ndodh nëse lyeni flokët gjatë shtatzënisë
Ka ekzistuar prej kohësh rregulli i pashkruar që i ndalon gratë shtatzënë të lyejnë flokët nga frika se mos shkaktojnë dëm ndaj fetusit që rritet brenda tyre. Është e paqartë se çfarë e nxiti këtë shqetësim, por gratë vazhdojnë të pyesin: A mund t’i lyej flokët ndërsa jam shtatzënë?
Shqetësimet e grave për kimikatet e bojërave të flokëve, si amoniaku dhe peroksidi, janë të kuptueshme. Por, siç konfirmojnë edhe specialistët, përqendrimi i kimikatëve në bojën e flokëve është shumë i ulët. A mund të shkaktojë kjo probleme serioze në shëndetin tuaj?
Sipas mjekëve të pyetur rreth kësaj çështje, përgjigja është thjesht jo. Nëse ju po lyeni flokët rregullisht pa ndonjë problem, nuk ka nevojë ta ndaloni këtë gjë pasi mbeteni shtatzënë.
“Boja nuk qëndron në kontakt me lëkurën për një kohë të mjaftueshme, sa të shkaktojë probleme për fetusin në rritje”
, tha Dr. Angela Lamb për “HuffPost”, drejtoreshë e Fakultetit të Dermatologjisë në New York City.
Unë mendoj se të lyesh flokët gjatë shtatzënisë nuk sjell asgjë të keqe”
./tvklan.al