Çfarë ndodhi mes Ramës e Çanit pas kamerave (Video)
Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në emisionin "Zonë e Lirë". Kreu i qeverisë shqiptare, i mbërritur në ambientet e Televizionit Klan u prit nga vetë drejtuesi i emisionit, Arian Çani.
Siç mund të shihet edhe në këto foto, ata ishin shumë të përqëndruar tek telefonat e tyre, ndërkohë që prisnin për të hyrë në studion e "Zonë e Lirë". Mbetet mister se çfarë po shihnin me kaq vëmendje Rama e Çani, megjithatë ata e shfrytëzuan kohën për të bërë edhe selfie bashkë. Këtë të premte, kryeministri kishte zgjedhur të vinte i veshur me kostum dhe këpucë serioze, ndryshe nga herën e shkuar kur erdhi i veshur sportiv./tvklan.al