Bie Instagrami
Instagrami ka dalë jashtë funksionit në të gjithë botën. Nuk dihen ende shkaqet që mund të ketë pësuar ky rrjet social, por miliona përdorues nuk kanë akses.
Versioni në internet i aplikacionit gjithashtu ka probleme.
Problemet vijnë në një kohë të vështirë për Instagram. Bashkëthemeluesit e rrjetit social Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, u larguan nga kompania. Systrom, shefi ekzekutiv i aplikacionit, tha se po largoheshin për të “
eksploruar kureshtjen dhe kreativitetin”.
Instagram, i cili u ble nga Facebook në vitin 2012 për 1 miliard Dollarë, tashmë ka më shumë se një miliard përdorues
./tvklan.al