Çfarë po ndodh me Ledri Vulën?
Reperi i njohur dhe mjaft i dashur nga të gjithë shqiptarët, Ledri Vula njohet për produksionet e tij të suksesshme muzikore, të cilat menjëherë pas publikimit kthehen në hite.
Por së fundmi, ai ka bërë një veprim të papritur, i cili i ka habitur jo pak fansat. Ledri ka vendosur të fshijë nga rrjeti social Instagram fotot e postuara, me përjashtim të njërës prej tyre.
Bëhet fjalë për foton e publikuar më 25 Dhjetor, bashkëngjitur së cilës shkruan: “Senet pi mas me kohë”.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë reperin drejt një vendimi të tillë, mbetet të shihet çfarë do ndodhë në vijim. /tvklan.al