Çfarë po ndodh në jetën e Morena Tarakut?
Para pak kohësh, Morena Taraku deklaroi se ajo për një periudhë të pacaktuar do largohej nga rrjetet sociale. Kjo sepse dëshironte të fokusohej tek familja e saj dhe qetësia shpirtërore.
Por kjo shkëputje e këngëtares nga rrjetet sociale nuk zgjati shumë, sepse përmes disa postimeve të bëra së fundmi në rrjetet sociale, ajo i ka bërë jo pak konfuzë fansat.
Në një prej postimeve ajo i tregon se ndihet e zhgënjyer nga ata persona me të cilët ka ndarë edhe ushqimin.
Ndërsa shkrimet e tjera ia kushton babait të saj dhe mes fjalëve lexohet shumë dhimbje, pendesë dhe zhgënjim.
/tvklan.al