Çfarë po ndodh në Nju Jork? Ja si u ndërtuan bombat


Çfarë po ndodh në Nju Jork? Ja si u ndërtuan bombat

14:56 19/09/2016

Bomba, që shpërtheu të shtunën në Nju Jork, dhe një tjetër pajisje që u gjet aty pranë, ishin tenxhere me presion të mbushura me sende të forta, të ngjashme me bombat e përdorura në vitin 2013, në maratonën e Bostonit.

Dy telefona celularë dhe dritat e Krishtlindjeve ishin përdorur si detonatorë. Nga shpërthimi në lagjen Chelsea të Manhattan, u plagosën 29 persona.

Pesë persona janë marrë në paraburgim për tu pyetur, por një zëdhënëse tha se askush nuk është akuzuar dhe hetimet po vazhdojnë.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill deBlasio deklaroi se shpërthimi ishte i qëllimshëm. Ai tha se policia dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë nuk kishin patur njoftime për ndonjë kërcënim terrorist ndaj qytetit me popullsinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha në një konferencë shtypi se janë marrë masa të forta sigurie dhe se rreth 1 mijë policë shtesë janë duke patrulluar sistemin e transportit të qytetit.

Shpërthimi i Nju Jorkut ndodhi disa orë pas një shpërthimi në një kosh plehrash në Nju Xhërsi, rreth 135 km larg./tvklan.al






Të ngjashme