Tension në Kuvend, Tahiri: PD s’e do reformën në Drejtësi
Akuzat e ngritura nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në adresë të opozitës për bllokim të reformës në Drejtësi sollën tension gjatë seancës plenare.
Saimir Tahiri Ministër i Brendshëm
“
Këtu në këtë sallë ka ca njerëz që janë të gatshëm të bëjnë zhurmë në parlament. Mjafton të kenë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Ka ca njerëz që përfaqësojnë të djeshmen. Kjo maxhorancë do ta bëjë reformën në drejtësi, ju të tjerët suksese në jetë
!”
Pas qetësimit të situatës, ish-kryeministri Sali Berisha, akuzoi Ministrin e Brendshëm dhe kreun e qeverisë për lidhje me krimin.
Sali Berisha –“
Është shtyllë kryesore e krimit në vend. A është bandit një ministër që shkojnë në e filmojnë në hotele dhe motele dhe zhduk gjurmët, që mban skaf trafiku. Këta nuk janë gjë tjetër, vetëm organizata kriminale e kësaj bandokracie. Edi Rama ka komunikim konkret me banditet ka të regjistruara.
Ish-kryeministri Berisha tha se e vetmja zgjidhje përballë kapjes së shtetit nga krimi janë protestat e qytetarëve deri në rrëzimin e qeverisë. Tv Klan
///
Berisha: Vëllai i Ramës dhe zëdhënësja e FSHF-së kanë trafikuar drogë
Pasi u qetësua situata fjalën e mori ish-Kryeministri, Sali Berisha. Akuzat ishin për vëllain e shefit të qeverisë, Olsi Rama si dhe për zëdhënësen e FSHF-së.
“Edi Rama ka një vëlla, Olsi Rama, qytetar shqiptar e amerikan, kur denoncova se u kthye për afera e trafiqe, asnjë prej jush nuk i besoi, por e vërteta është kjo. Olsi Rama, këtu kam me data me foto e çdo gjë, të Olsi Ramës, por me çfarë thoni ju, me makinën e kreut të grupit të kokainës, së bashku me një ndrikull që punon diku në Federatën Shqiptare të Futbollit, një Jona, Jona, a si quhet. Kjo makinë është gjetur nga prokuroria e shtetit si e përshtatur me vende të fshehta për transport kokainë. Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet e daljet e vëllait të kryeministrit, ndrikullës Dervishi dhe makinës së drogës të Genti Gjonajt”
.