Çfarë pritet të nisë policia për priftin serb që dyshohet se hoqi flamurin kombëtar shqiptar


Çfarë pritet të nisë policia për priftin serb që dyshohet se hoqi flamurin kombëtar shqiptar

22:10 15/10/2020

Policia e Kosovës do të iniciojë rast ndaj priftit serb i cili e ka hequr flamurin kombëtar nga “Kulla e Vrojtimit” në Koshare. Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se në konsultim me prokurorin e rastit do të iniciohet rasti “krim i urrejtjes”.

“Patrulla policore para orës 15:00 ka shkuar ne vendngjarje dhe flamuri ka qenë i vendosur aty. Po pritet që hetuesit me dalë në vend ngjarje dhe në konsultim me prokurorin do të inicohet rast ndaj priftit për veprën penale ‘krimi i urrejtjes”.

Ai bëri të ditur se nuk ka të arrestuar lidhur me rastin. Tutje Xhurkaj shtoi se nuk dihet se kur është bërë kjo vepër./klankosova






Të ngjashme