Çfarë siluete dalloni tek kjo copë druri ?
Një marangoz është habitur pasi në një trung truri ka zbuluar diçka të pazakontë.
Ai është shtangur kur përpara syve në këtë copë druri i është shfaqur silueta e mbretëreshës. 70-vjeçari tha se ishte i habitur nga silueta e përsosur që tregonte profilin e madhërisë së saj që gjendej në qendër. Ai tha se e kishte vënë re këtë në momentin që kjo copë druri i kishte rënë mbi këmbë.“E shikova poshtë dhe mendova, kjo është fytyra e mbretëreshës. Ajo ishte e mahnitshme, ngjashmëria ishte si ajo që shfaqet në një pullë"-
tha ai. Më pas ai vendosi t’ua tregojë kryeveprën prej druri të gjithë vizitorëve në fshatin Brandeston, të cilët u mahnitën nga kjo ngjashmëri./tvklan.al