Çfarë të bësh kur mungon dëshira seksuale?


Çfarë të bësh kur mungon dëshira seksuale?

12:56 12/07/2016

Një marrëdhënie funksionon mirë prej kohësh, gjithçka është në rregull dhe ndoshta mendoni se keni gjetur njeriun e zemrës. E ku ka më mirë, po të mos ishte për një problem, që shumw nga gratë e thonë me gjysmë zëri. “Nuk ndjej kënaqësi me të në shtrat”… Por çfarë duhet bërë në këto raste?

Sipas seksologëve është e rëndësishme që të ndiqen këto hapa:

Hapi i parë, kupto gjendjen tuaj shpirtërore

Nëse dikush nuk ndjen kënaqësi gjatë aktit, duhet të behët e vetëdijshëm për këtë gjë. Nuk duhet që çdo herë të gjesh një justifikim dhe të përpiqesh që t’i mbushësh mendjen se është diçka që i ndodh të gjithëve.

Kjo është diçka që po të ndodh ty!

Hapi dytë: kërko më shumë vëmendje

Pasi të jeni të bindura që mos arritja e kënaqësisë është diçka reale filloni dhe kërkoni më shumë vëmendje nga partneri, duke i treguar hapur çfarë ju jep kënaqësi.

Mund të provoni disa nga skenat e fantazive tuaja erotike, mund të visheni me të brendshme seksi, të shndërroheni në një personazh. Duhet të keni gjithmonë parasysh që një grua krahas një nëne dhe një bashkëshorte, është të thelb një qenie njerëzore që duhet të përmbushë dëshirat e saj seksuale.

Hapi i tretë: Jepini vetes liri në shtrat

Nëse jeni një shpirt erotik, nuk ka arsye përse ta ndrydhni veten.

Mendimet, arsyetimet, fakti që të tjerët na tregojnë se si duhet të jemi, shpesh vendosin përpara nesh disa kufizime mendore, që janë të dëmshme.

Për të ndjerë kënaqësi në shtrat nuk është e nevojshme të marrësh me vete idenë se je një nënë e mirë, një grua e mirë, je një person i mirë që çon fëmijët në shkollë, takohesh shpesh me vjehrrën, etj.

Për të ndjerë kënaqësi duhet të marrësh me vete vetëm fantazitë  e tua dhe të jesh një grua si të gjithë të tjerat./tvklan.al

 






Të ngjashme